Politike

Shtrenjtimi i jetës në Shqipëri/ Tabaku: Varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës

26 Shtator 2021, 08:19 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë tabelën me shtrenjtimin e jetesës në Shqipëri, duke nisur nga ushqimi dhe pijet e duke përfunduar te transporti. Ajo shkruan në ‘Facebook’ se varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i kryeministrit Edi Rama. Tabaku shton se një qeveri me në krye PD-në do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta dhe për çmime më pak të kripura.

POSTIMI:

Varfërimi çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës. Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta.. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë.. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll