Politike

Problematikat e qytetarëve, PD ngre strukturë koordinimi, Basha ia beson Salianjit dhe Agalliut

25 Shtator 2021, 19:34 Nga DOSJA
Problematikat e qytetarëve, PD ngre strukturë koordinimi, Basha ia

TIRANË– Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve duke marrë parasysh propozimet konkrete që do të vijnë nga degët dhe deputetët demokratë.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë vendimin për t’ja besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.

Të dy do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media, ndërsa u kërkoi që të dalin në terren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët. Po ashtu, numri një i PD-së, u kërkoi që të ngrejnë në mbledhjet e ardhshme të gjitha problematikat që kanë hasur dhe të flasin për abuzimet e qeverisë që kanë konstatuar. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arbi agalliu ervin salianji struktura e denoncimeve ne pd arbi agalliu ervin salianji struktura e denoncimeve ne pd

Sondazh

Poll