Politike

Evi Kokalari zbulon se çfarë bisedoi gjatë drekës me Yuri Kim: Diskutuam për gjërat që po ndodhin në PD, e njoh prej koh

25 Shtator 2021, 20:01 Nga DOSJA
Evi Kokalari zbulon se çfarë bisedoi gjatë drekës me Yuri

TIRANË– Shqiptaro-amerikania pjesë e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka treguar për diskutimet që ka pasur gjatë takimit të sotëm me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Në një intervistë për Syri Tv, ajo tha se me Kim njihej para se ajo të vinte në Shqipëri dhe kishin miqësi të ngushtë. Po ashtu shtoi se gjatë takimit me të kishin diskutuar edhe lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe brenda Partisë Demokratike.

E para, më bëri përshtypje sa shpejt gazetarët marrin informacione për gjëra të tilla, me të thënë të vërtetën. Së dyti, unë e njoh ambasadoren Kim përpara se të vinte në Shqipëri në 2020-ën dhe e konsideroj mikeshë. Ne folëm si mikesha, diskutuam shumë gjëra siç janë ngjarjet në Shqipëri, gjërat që po ndodhin në PD, por edhe ngjarjet në Amerikë. Unë jam individ që besoj në miqësi, në shoqëritë e mira me njerëzit dhe në dialogun. Dialogu është shumë i rëndësishëm edhe nëse je në dy anë të kundërta, ku ne nuk jemi, e di që ka shumë kritika ndaj saj, por për mirë apo për keq unë e konsideroj mikeshë dhe do ta mbaj mikeshë derisa të më tregojë që mund të mos jetë personi që unë njoh. Por unë respektin e mbaj. Unë jam amerikane dhe ajo është ambasadorja ime në Shqipëri. Kështu që, ishte një takim miqësor dhe shumë i mirë, kam idenë,”– theksoi Kokalari.

Ndërkohë që pas takimit me Kim, u shfaq sot në krah të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimi të tij me demokratët në Vlorë.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evi kokalari yuri kim evi kokalari yuri kim

Sondazh

Poll