Politike

Rritja e çmimit të kafes/ Erion Braçe: Ky është pazari banal në këtë vend, kështu ndodh kur kanë frikë të flasin

26 Shtator 2021, 07:48 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të kafes/ Erion Braçe: Ky është

TIRANË– Rritja e çmimit të kafesë me 20 lekë më shumë ka revoltuar ish zv.kryeministin Erion Braçe. Teksa ka ndarë në ‘Instagram’ lajmin që u publikua fillimisht në ‘Reporttv’, Braçe shkruan se ky është pazari më banal që është bërë në vend e se për këtë kanë frikë të flasin dhe të reagojnë. Braçe thotë më tej se për 20 vjet nuk është rritur çmimi mirëpo tani po pranohet gjithçka që zhvatësit po bëjnë me këtë treg.

POSTIMI:

DO RRISIM CMIMIN E KAFESE SE DUAM! Ky eshte pazari banal ne kete vend, treg as qe mund te quhet ndonjehere. Lexojeni cfare thote: U RRIT HEKURI, CIMENTO, GRURI, KESHTU QE TEKNIKISHT DO RRITET DHE KAFEJA; KEMI 20 VJET E SE KEMI RRITUR CMIMIN E KAFESE! Gjejeni lidhjen! Keshtu ndodh kur ketu ka frike te flase kush per rregull, ligj, konkurrence, abuzim; thjesht pranohet gjithcka qe zhvatesit bejne!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Njoftimi se pas bukës do të pësojë rritje dhe çmimi i kafesë u dha ditën e djeshme nga kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahja teksa ishte në një intervistë për “Report Tv”. Ai tha se  pritet që të rritet deri në 20 lekë pasi vjen si rrjedhojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para, njëjtë siç ndodhi dhe me grurin.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace rritet cmimi i kafes erion brace rritet cmimi i kafes

Sondazh

Poll