Art&Argëtim

Reduktoi yndyrën në fytyrë vite më parë! Ish-supermodelja PADIT klinikën e trajtimeve estetike pasi e shpërfytyruan

26 Shtator 2021, 07:24 Nga DOSJA
Reduktoi yndyrën në fytyrë vite më parë!

SHBA– Ish-supermodelja kanadeze Linda Evangelista ka zbuluar se iu ka nënshtruar trajtimit të reduktimit të yndyrës rreth 5 vite më parë. Procedura, e njohur si “Zeltiq CoolSculpting”, nuk shkoi aspak siç duhej dhe e la supermodelen të shpërfytyruar. Në një postim të bërë në Instagram, ajo ka treguar se ka pësuar një efekt anësor të rrallë të quajtur hiperplazi paradoksale dhjamore (PAH) pas procedurave, që shkakton ënjtje në zonat që trajtohen.

“PAH jo vetëm që më ka shkatërruar jetën, por më ka dërguar në një cikël depresioni të thellë, trishtimi të thellë dhe urrejtje ndaj vetes. Në këtë proces, unë kam mbetur e vetmuar,” tha mes të tjerash Evangelista.

 

 

A post shared by Linda Evangelista (@lindaevangelista)

Evangelista ka ngritur një padi në gjykatën federale të Nju-Jorkut kundër kompanisë që kreu procedurën, duke e akuzuar për neglizhencë, reklamim mashtrues dhe ngriti pretendimin se kompania dështoi në paralajmërimin për efektet anësore të mundshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz linda evangelista linda evangelista

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Shtator 2021, 09:07

TIRANË– Kozak Braçi nuk e ka pranuar të jetë shpëtuar nga reperi Arkimed Lushaj në Sarandë, ashtu siç deklaroi ky i fundit një ditë më ...