Art&Argëtim

“E regjistornin në dhomën e gjumit dhe i jepnin ilaçe me forcë”, zbulohen detaje shokuese nga kujdestaria e Britney Spea

25 Shtator 2021, 15:01 Nga DOSJA
“E regjistornin në dhomën e gjumit dhe i jepnin ilaçe me

SHBA– Procesi i gjatë i përfundimit të kujdestarisë së Britney Spears po vjen drejt fundit e ndërkohë që këngëtarja pritet të fitojë lirinë e saj, detaje të tjera shokuese dalin në dritë. Sipas mediave të huaja, çdo veprim i Spears monitorohej nga i ati i saj dhe kompania e sigurisë të cilën ai kishte punësuar për ta “mbrojtur” yllin e Pop-it. Ata monitornin komunikimin dhe nërveprimet e saj me njerëzit e tjerë, e detyronin të merrtë ilaçe me forcë, regjistronin fshehurazi në dhomën e saj edhe kur ajo ishte me të dashurin, duke shkelur plotësisht privatësinë e këngëtares.

Alex Vlasov, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë për të cilën bëhet fjalë, ka vendosur të zbulojë mënyrën shokuese si kontrollohej cdo veprim i Britney Spears, për plot 13 vite. Deklarat e tij janë dhënë për dokumentarin mbi jetën e këngëtares “Framing Britney Spears” dhe janë vërtetuar me email-e, mesazhe dhe regjistrime në të cilat ai kishte akses përgjatë 9 viteve si drejtues i sigurisë kibernetike, Black Box.

“Telefoni i saj dhe bisedat private përdoreshin për ta kontrolluar. Ajo nuk trajtohej si qenie njerëzore”, tregoi Vlasov.

Avokati i babait të Spears, tha për këtë se cdo veprim ishte brenda parametrave të fuqisë së vendosur nga gjykata për kujdestarinë e saj. Britney spears është vendosur nën kujdestarinë e plotë të babait të saj që nga viti 2008, duke u konsideruar e paafte për të marrë vendime vetë. Prej kohësh ajo kërkon që kujdestaria të hiqet dhe ti jepet e drejta për të vendosur vetë për jetën dhe karrierën e saj.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz britney spears britney spears

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Shtator 2021, 09:07

TIRANË– Kozak Braçi nuk e ka pranuar të jetë shpëtuar nga reperi Arkimed Lushaj në Sarandë, ashtu siç deklaroi ky i fundit një ditë më ...