Art&Argëtim

U raportua e humbur, gjendet shëndoshë e mirë këngëtarja e nominuar për “Grammy”

25 Shtator 2021, 14:04 Nga DOSJA
U raportua e humbur, gjendet shëndoshë e mirë

SHBA– Këngëtarja amerikane Kelly Price, e cila u raportua e humbur në Atlanta, ku edhe jeton, është në një vend krejt e sigurtë, tha avokatja e saj. Sipas mediave të huaja, Monica Ewing tha se nuk besonte që këngëtarja të kishte humbur vërtetë, por që kishte shkuar në një ‘vend të qetë’ për të marrë veten pas daljes nga spitali ku po trajtohej për covid-19.

“Ajo është e sigurtë. U lejua të dalë nga spitali ku po trajtohej me covid dhe ka shkuar në një vend të qetë ku po përpiqet të marrë vetën dhe të shërohet”, tha Ewing. Avokatja tha se Price e kishte kaluar covidin por kishte ende nevojë për kohë që të rikuperohej plotësisht në mënyrë që të ishte në gjendje të përformonte.

Kelly Price është një këngëtare mjaft e suksesshme e muzikës gospel duke numëruar plot hite. Në vitin 1998 ajo arriti të rrëmbetne vendin e parë në Billboard Charts, me këngën e saj “Friend of mine”.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kelly price kelly price

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Shtator 2021, 09:07

TIRANË– Kozak Braçi nuk e ka pranuar të jetë shpëtuar nga reperi Arkimed Lushaj në Sarandë, ashtu siç deklaroi ky i fundit një ditë më ...