Aktualitet

Vetëm dëme materiale por…! Përplasen dy automjete në Shijak, të afërmit e shoferëve konfliktohen fizikisht, njëri plag

25 Shtator 2021, 20:29 Nga DOSJA
Vetëm dëme materiale por…! Përplasen dy automjete në

SHIJAK– Një aksident mes dy automjetesh në Shijak ka çuar në plagosje me thika mes të afërmëve të drejtuesve, të cilët janë konfliktuar fizikisht. Pas aksidentit, sipas njoftimit të Policisë, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën e ka plagosur një tjetër. Plagosjes autori është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse i plagosuri u dërgua në spital, ndërkohë që Policia po punon për të kapur autorin e plagosjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA:

Shijak/ Informacion paraprak 

Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr me thika shijak sherr me thika shijak

Sondazh

Poll