Aktualitet

U shoqërua në polici pas protestës kundër vaksinimit të detyruar, Goxhaj pas lirimit: Kjo është Lufta e Tretë Botërore

25 Shtator 2021, 19:40 Nga DOSJA
U shoqërua në polici pas protestës kundër vaksinimit të

TIRANË– Ditën e sotme në orën 18:00 u mbajt një tjetër protestë kundër vaksinimit të detyruar të qytetarë ndaj pandemisë së koronavirusit. Dhjetra qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar vaksinimin në detyrim, por u shpërndanë nga Policia e Shtetit.

Mësohet se në Polici u shoqëruan 8 persona, mes tyre edhe një prej organizatorëve kryesor të protestës, avokati Altin Goxhaj, i cili pasi dha deklaratën e tij u lirua nga ambientet e Policisë. Pas lirimit, në një prononcim për “Fax”, Goxhaj tha se i kishte marrë ai përsipër të gjitha përgjegjësitë për organizmin e protestës, duke kërkuar që nismës së tij t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

“Bëra deklarimin zyrtar i mora përgjegjësitë unë për protestën. Kur ja bëjnë këtë një avokati imagjino cfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Kjo është një luftë, lufta e 3 botërore. Dilni dhe luftoni për fëmijët tuaj, për këtë genocid që po mundohen të bëjnë ndaj nesh”– shpreh Goxhaj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin goxhaj shoqerohet altin goxhaj altin goxhaj shoqerohet altin goxhaj

Sondazh

Poll