Aktualitet

SHERR në Gjirokastër/ Qëllohet me levë dhe thikë 35-vjeçari, ngjarja ndodh pranë policisë së qytetit

26 Shtator 2021, 05:10 Nga DOSJA
SHERR në Gjirokastër/ Qëllohet me levë dhe thikë

GJIROKASTËR– Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës. Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me levë dhe thikë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në lagjen ’18 Shtatori’, pranë Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër.

‘Fax News’ raporton se pas sherrit për arsye ende të paditura, i plagosuri është transportuar në urgjencen e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, aty ku po merr dhe ndihmën mjekësore.

Teksa pritet një njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje, ende nuk dihet nëse autori i sulmit është ndaluar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne gjirokaster sherr ne gjirokaster

Sondazh

Poll