Aktualitet

Asgjësimi i 3000 bimëve kanabis në Gjirokastër, Policia fsheh ngjarjen, shkojnë për ndihmë “forcat” nga Tiran

25 Shtator 2021, 20:36 Nga DOSJA
Asgjësimi i 3000 bimëve kanabis në Gjirokastër, Policia

GJIROKASTËR– Rreth 3000 bimë kanabisi janë asgjësuar në rrethin e Gjirokastrës dhe të Përmetit, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me operacionin nga Policia e Shtetit.

Burime për “Fax” bëjnë me dije se aksioni është finalizuar prej më shumë se 48 orësh por deri më tani nuk ka asnjë njoftim lidhur me ngjarjen, ndërkohë që mësohet se nuk është arrestuar asnjë person përgjegjës për kultivimin e lëndës nakortike.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se fshehja e ngjarjes dhe mungesa e një autori, ka “ngritur në këmbë” edhe Policinë e Tiranës, të cilët kanë zbarkuar në DVP e Gjirokastrës. Pse po fshihet ngjarja?

Nëse jo, pse nuk ka një sqarim nga Policia e Gjirokastrës?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster kanabis ne gjirokaster gjirokaster kanabis ne gjirokaster

Sondazh

Poll