Bota

Pamje të rënda/ Nisin ekzekutimet në Afganistan, talebanët varin trupat e pajetë të katër burrave nëpër vinça

25 Shtator 2021, 19:50 Nga DOSJA
Pamje të rënda/ Nisin ekzekutimet në Afganistan, talebanët

AFGANISTAN– Një ditë pasi një zyrtar famëkeq taliban paralajmëroi se ndëshkimet ekstreme, si ekzekutimet do të rifillonin, talebanët varën trupat e pajetë të disa burrave në disa vinça. Mediat shkruajnë se burrat u vranë në një përleshje me armë pas dyshimeve se rrëmbyen një biznesmen dhe djalin e tij. Vendasit treguan se katër trupa u sollën në shesh, njëri u var në vinc dhe tre trupat e tjerë u zhvendosën në sheshe të tjera në qytet, në mënyrë që qytetarët ti shihnin. Zëvendësguvernatori i Heratit, Maulëai Shair, tha se shfaqja e trupave ishte bërë për të penguar rrëmbimet e mëtejshme.

Imazhet grafike të shpërndara në mediat sociale tregojnë trupa të përgjakur në pjesën e pasme të një kamioni me një vinç që ngrinte lart trupin e një burri. Në një video tregohej turpi i një tjetër burri që kishte të shkruar në gjoks “Rrëmbyesit do të ndëshkohen kështu”.

Që nga marrja e pushtetit në Afganistan më 15 gusht, talebanët kanë premtuar një formë më të butë të sundimit sesa në mandatin e tyre të mëparshëm, por tashmë ka pasur raporte të shumta për abuzime të të drejtave të njeriut të kryera në të gjithë vendin. Ish-shefi famëkeq i policisë fetare Mullah Nooruddin Turabi, tani përgjegjës për burgjet, tha të enjten se në Afganistan do të fillojnë dënimet ekstreme si ekzekutimet dhe prerjet e duarve, pasi janë të nevojshme për sigurinë e vendit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota burrat e varur ne afganistan burrat e varur ne afganistan

Sondazh

Poll