Bota

“Jam mësuar të përndiqem nga Spanja” ish-presidenti katalanas u arrestua në Itali, Puigdemont: Jam i lirë dhe do të va

25 Shtator 2021, 19:25 Nga DOSJA
“Jam mësuar të përndiqem nga Spanja” ish-presidenti

ITALI– Lideri separatist i katalonjës, Carles Puigdemont, u arrestua nga autoritetet italiane të enjten dhe u lirua një ditë më pas. Mediat e huaja bënë me dije se ai duhet të kthehet për një seancë dëgjimore në tetor. I pritur me brohorima nga të tjerë katalanas, ai u zotua se do të vazhdonte betejën e tij.

Jam mësuar të përndiqem nga Spanja, por fundi është gjithmonë i njëjtë: jam i lirë dhe do të vazhdoj betejën”, tha Puigdemont në aktivitetin kulturor katalanas në Sardenjë.

Ai u arrestua me një urdhër arresti spanjoll të enjten. Puigdemont u largua nga Katalonja pasi drejtoi votimin të pavarësisë në rajon në vitin 2017. Më vonë ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian. Policia italiane ishte duke pritur për ish -presidentin katalanas në aeroportin Alghero në Sardenjë të enjten. Ai udhëtoi në ishullin italian për një festival folklorik katalanas, dhe u mbajt gjatë natës në burgun Sassari, një distancë të shkurtër nga aeroporti. Spanja e akuzon atë për kryengritje, por avokatët e tij thonë se urdhër -arresti nuk është më i vlefshëm.

Kryeministri Pedro Sánchez tha “është e qartë se Carles Puigdemont duhet të sillet para drejtësisë dhe të dalë para gjyqit”.

Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës italiane në Barcelonë, kryeqyteti i Katalonjës, të premten në mëngjes duke kërkuar lirimin e tij.

(i.d.Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet carles puigdemont arrestohet carles puigdemont

Sondazh

Poll