Aktualitet

5 makina përplasen njëra pas tjetrës në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset një pasagjere

25 Shtator 2021, 18:45 Nga DOSJA
5 makina përplasen njëra pas tjetrës në autostradën

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku pesë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 dhe për pasojë një pasagjere ka mbetur e plagosur, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

“Më datë 25.09.2021, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 5 mjete e për pasojë është lënduar pasagjerja e njërit mjet, shtetasja S.M., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”- thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll