Politike

Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: U tha shqiptarëve votoni, unë vendos kur futet në Kuvend. Ti më shpalle “n

25 Shtator 2021, 16:58 Nga DOSJA
Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: U tha shqiptarëve votoni,

VLORË– Ish-kryedemokrati Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë ambasadores amerikane Yuri Kim, por pa e përmendur me emër. Në fjalën e tij nga “Foltorja”, Berisha tha se Kim kishte të drejtë që ta shpallte “non grata” në vendin e saj, por jo që ta ndalonte të futej në Kuvend, kur qytetarët e kishin votuar.

“Nuk jemi kundër Vettingut, por jo atij që përdoret për gjah shtrigash. Drejtësia sot është vite dritë larg atij të 2017. Denoncova Sorosin dhe reformën e tij dhe meqëenëse unë i kërkova non grata në 2017, ai ma ktheu me non grata në vitin 2021. Nuk ka asgjë personale. Reagimi im ndaj ndërprerjes së mandatit. Ne shqiptarët përjetësisht nuk u dalim borxhi SHBA-ve, Uillsonit, Clintonit dhe Bushit. Të parit i dedikojmë rikthimin e pavarësisë së Shqipërisë sepse e vërteta është që në aktet e Versajës kishin firmosur edhe përfaqësuesit e tij, por kur e pa i hodhi në kosh të plehrave. Dhe Shqipëria u ribë e pavarur siç e shpalli Ismail Qemali. Kosova është e pavarur sepse Cliton dhe Bush udhëhoqën diplomacinë botërore. A mund ta imagjinojë kush se do të dilte një përfaqësuses i tyre që do të thoshte; votoni ju se do u them unë se kush do të hyjë në parlament? Mirë, ti më shpallje non grata në vendin tënd, por në parlament e vendosin shqiptarët,”-tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Vlorë, Berisha: Rrethanat në PD të ngrenë edhe nga varri! Basha më përjashtoi se ka frikë (PËRGJIGJIA për Yuri Kim)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne vlore vlore yuri kim aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne vlore vlore yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2021, 16:32

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka krahasuar rezultatet që ai ka arritur në krye të Partisë Demokratike dhe atyre të Lulzim Bashës. Në fjalën e...