Politike

Berisha ‘elektrizon’ demokratët: S’kisha ndërmend të rikthehesha, po këto rrethana të zgjojnë dhe nga va

25 Shtator 2021, 16:49 Nga DOSJA
Berisha ‘elektrizon’ demokratët: S’kisha ndërmend

VLORË– Nga takimi me demokratët në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë se nuk kishte ndërmend që të rikthehej në krye të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha tha se rrethanat në të cilat gjendej PD-ja do ta kishin zgjuar edhe nga varri, duke elektrizuar turmën.

“Unë kam kërkuar ndjesë ju dhe iu garantoj se në qëndrimin tim nuk ka patur asnjë lloj shkaku tjetër veç të një vendimi të largimit tim pa kthim. Nëse unë do të shikoja të kthehesha. Do të vija me projekt. Kisha vendosur mos të kthehesha kurrë. Po rrethana të tilla të zgjojnë dhe nga varri po të jesh. Me shumë të drejtë secili mund të pyesë; doktori e ka për vete këtë? Unë ju them jo dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Në 19 maj, në mënyrën më politike, më hakmarrëse unë shpallem “non grata”. Pa më pas akuzuar kush kurrë, edhe kundërshtari im e thoshte kur bënte fushatë,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Vlorë, Berisha: Rrethanat në PD të ngrenë edhe nga varri! Basha më përjashtoi se ka frikë (PËRGJIGJIA për Yuri Kim)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne vlore aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2021, 16:32

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka krahasuar rezultatet që ai ka arritur në krye të Partisë Demokratike dhe atyre të Lulzim Bashës. Në fjalën e...