Politike

‘Open Balkan’, Berisha ngre pikëpyetje: Pse hesht PD? Rroftë Kosova që nuk e pranoi!

25 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA
‘Open Balkan’, Berisha ngre pikëpyetje: Pse hesht PD?

VLORË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe nismën e “Open Balkan”, duke ngritur dyshime lidhur me heshtjen e Partisë Demokratike. Po ashtu, Berisha ka përcjellë edhe një mesazh për Kosovën duke e falenderuar për të mos marrë pjesë në nismë.

“Keni dëgjuar PD të flasë për mini-shengenin? Ja ku janë rezultatet në kufi të Kosovës. Pse more komb jetim jemi ne? U çlirua Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare. Hesht ish-kryetari i Partisë Demokratike. Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Ku dallon njëra me tjetrën? Nisma bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi. Çfarë do bëjmë ne? Gjithçka që të ngrihemi në këmbë,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Vlorë, Berisha: Rrethanat në PD të ngrenë edhe nga varri! Basha më përjashtoi se ka frikë (PËRGJIGJIA për Yuri Kim)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne vlore aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2021, 16:32

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka krahasuar rezultatet që ai ka arritur në krye të Partisë Demokratike dhe atyre të Lulzim Bashës. Në fjalën e...