Aktualitet

Universiteti i Mjekësisë vendos: Studentët do kthehen në auditor, në varësi të situatës rishikohen alternativa

24 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA
Universiteti i Mjekësisë vendos: Studentët do kthehen në

TIRANË- Universiteti i Mjekësisë ka vendosur ditën e sotme që këtë vit të ri akademik studentët do të rikthehen në auditor. Rektorati i UMT-së zhvilloi sot një mbledhje dhe bëhet me dije se në varësi të situatës epidemiologjike në vend mund të rishikohen edhe mënyra alternative për zhvillimin e mësimit. Por si fillim të gjithë duhet që të rikthehen fizikisht në Universitet. 

Njoftimi i plotë:

Të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë! Në mbledhjen e datës 24.09.2021 të Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, pas diskutimeve lidhur me fillimin e vitit të ri akademik 2021-2022, sqarojmë se: Procesi mësimor (leksione, seminare, laboratore, praktikë lëndore/klinike etj) në të gjitha programet e studimit që ofron UMT, për vitin e ri akademik 2021-2022, do të zhvillohet me prezencë në auditor.

Vendimet e Senatit Akademik të UMT-së nr.37, datë 28.4.2020 dhe nr. 70, datë 15.09.2021 (si skenare alternative) do të vihen në funksion në varësi të situatës epidemiologjike dhe vendimeve të Komitetit Teknik i Ekspertëve për pandeminë. Urojmë shumë suksese këtë fillim viti akademik studentëve që ulen për herë të parë në auditoret tona, të gjithë studentëve të tjerë dhe stafit akademik të UMT-së! Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tirane universiteti i mjekesise tirane universiteti i mjekesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2021, 13:33

Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi u shkarkua nga detyra më 21 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ka kryer deklarime t...