Art&Argëtim

24 Shtator 2021, 09:38 Nga DOSJA

TIRANË– Reperi Stresi ka komentuar rrëmbimin e Kozak Braçit. Në rrjetet sociale, Stresi shkruan se i njeh të dyja palët mirëpo nuk ka se çfarë të bëjë. Ai tregon se një ngjarje e rëndë ka ndodhur dhe në Sarandë 10 ditë më parë, por nuk ka mundur që të sheshojë gjakrat.

Stresi: Tani i njohim të dyja palët, Fabion e kam vëlla e di gjithë Shqipëria. Nuk e hedh poshtë sot e një mijë vjet. Edhe Kozin e njohim, më ka ardh shumë keq për të, realisht tani që po folim, po tani ca me bo. S’kemi ç’bëjmë. Vëllai a e mban mend kur thosha unë që është shumë keq me tu shajt në publikë familja. Neve na ka ndodh krejt artistave realisht. Është gjëja më e rëndë që mundet t’i ndodh dikujt. Mirëpo, këta zgjodhën rrugën më të lehtë, ka rrugë edhe më të rënda kur të preket familja. Unë jam munduar me e shujt me çdo kusht këtë punë, edhe para 10 ditësh në Sarandë, por është diçka që është e kot.

Kozak Braçi u mor peng dhe u rrah ditën e djeshme pasi publikoi një video në Instagram duke ofenduar me një fjalor banal Fabio Dushkun. Vëllai i Dushkut, së bashku me tre persona të tjerë, morën peng në makinë Braçin dhe e dhunuan. Të gjithë ngjarjen ata e transmetuan live në “Tik Tok”, duke e detyruar të riun të thoshte edhe fjalë banale duke ofenduar veten.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz rrembehet kozak braci stresi rrembehet kozak braci stresi

Sondazh

Poll