Aktualitet

EMRI/ Dyshohet si autor i katër zjarrvënieve, arrestohet 19-vjeçari në Selenicë 

24 Shtator 2021, 10:58 Nga DOSJA
EMRI/ Dyshohet si autor i katër zjarrvënieve, arrestohet

VLORË- Një 19-vjeçar me emrin Ismail Micaj është arrestuar ditën e sotme në Selenicë për veprën penale të zjarrvënies me dashje. Mësohet se 19-vjeçari banues në fshatin Kocul është autor i 4 rasteve të zjarrvënies. Ai dyshohet se u ka vënë zjarrin tokave në pronësi të të tjerëve, të cilat kanë qenë kullota, sipërfaqe me ullinj si dhe shkurre.

Njoftimi i Policisë: 

Vlorë/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Vihet në pranga një 19-vjeçar, i dyshuar si autori i katër rasteve të zjarrvënies në zonën e Selenicës. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 19 vjeç, banues në fshatin Kocul, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në afërsi të rrugës Peshkëpi-Drashovicë, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të shtetasit F. H.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 rasteve të tjera të zjarrvënieve, në fshatrat Kotë, Gërnec dhe Mërtiraj, në bashkinë Selenicë, konkretisht:

Më datë 29.07.2021, në fshatin Gërnec, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote;

Më datë 01.08.2021, në afërsi të fshatit Kotë, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dhe disa koshere me bletë në pronësi të shtetasit A. M.;

Më datë 08.08.2021, në fshatin Mërtiraj, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke me ullinj në pronësi të shtetasit N. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 19-vjeçari ne selenice ismail micaj arrestohet 19-vjeçari ne selenice ismail micaj

Sondazh

Poll