Aktualitet

Akuzat për punësime elektorale në Vaun e Dejës, PD: Apeli na dha të drejtë, do pyetet kryebashkiaku, Babani: Mashtrime, do

24 Shtator 2021, 07:48 Nga DOSJA
Akuzat për punësime elektorale në Vaun e Dejës, PD: Apeli na

SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër i ka dhënë të drejtë degës së Partisë Demokratike në Vaune Dejës e cila ka akuzuar kryebashkiakun, Mark Babani për punësime masive gjatë fushatës elektorale. Ka qenë përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike, Marash Logu, ai që bëri me dije se Gjykata e Apelit i ka dhënë të drejtë PD-së dhe ka njoftuar se do therrasë për të marrë në pyetje Babanin.

“Prej 2 vitesh Partia Demokratike e Vaut të Dejës ka depozituar dhjetra padi, shkeljet dhe abuzimet janë intisifikuar më shumë përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, me bursa, leje ndërtimi, punësime fiktive, vetëm e vetëm në funksion të partisë që është në pushtet. Ne kemi pritur që prokuroria ti sjellë përpara përgjegjësisë penale këta persona. Sot ne ishim në Gjykatën e Apelit, ku prokuroria kërkon të mbyllë hetimet. Gjykata vendosi qartësisht që prokuroria të marrë në hetim dhe në pyetje kryetarin e Bashkisë në Vaun e Dejës,”- u shpreh Logu.


Vetë Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ka reaguar mjaft i revoltuar për këtë ngjarje. Në një lidhje për Fax Neës, Babani tha se këtë ngjarje e kishte marrë vesh nga mediat dhe se Partia Demokratike ka gënjyer për të. Babani thotë se është i hapur për çdo lloj hetimi, duke mohuar kategorikisht që të ketë bërë punësime elektorale. Kryetari i Bashkisë tha se deri në momentin që ka ardhur në Bashki, atë zonë e drejtonte një grup kriminal dhe se ai do ta luftojë këtë gjë.

“Të gjitha këto për mua janë shpifje politike. Filluan me historitë e vjetra. Një grup i madh kriminal që sot janë në parlament, ish-kryetar bashkie kanë forcë me bo gjithckka. Kanë pas forcë me bo emrin tim të burgosur kur nuk është e vërtetë. Askush nuk mban përgjejgësi. Kanë djegur dhe sot janë jashtë. Kanë 100 çështje të hapura. Djali i ish-kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës. Absolutisht nuk ka asnjë punësim para 25 prillit. Flisni dhe me shefin e burimeve njerëzore. Të gjitha këta janë gënjeshtra. Grupi kriminal në Bashkinë e Vaut të Dejës ka humbur shumë terren. Bashkia po kthehet në normalitet. Populli e di. Kam shumë të punësuar njerëz që kanë qen pjesë e atyre që kanë djegur votat. Absolutisht e kam rrugën e lirë për hetime se janë bërë 100 denoncime. Çdo gjë është në prokurori. Ka gënjyer Gazment Bardhi bashkë me ish-kryetarin. Akuzojnë pa pikë turpi. Shkojnë djegin policinë brenda dhe nuk dënohet asnjë. Çdo ditë kam një dosje të re. Krimi ka pas arrit kulmin në bashkinë tonë. E di që mund të jenë prish interesa të shumë personave për mu. Jam një nga administratorët më model të asaj zone. Kam 25 vite që administroj. S’kanë shans për me më akuzu mu se kam heq një punëtor për të punësuar një tjetër për vota. Për të marrë vota kanë ngatërru vëllain me vëllain. Kanë bërë cdo lloj poshtërësie. Mark Babani nuk i ka shku kujt për vota si ata. Unë jam model tjetër nuk jam grup kriminal. Jam këtu për të shkrirë atë grup kriminal,”- deklaroi Babani.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet politike marash logu mark babani punesime elektroale ne vaun e dejes marash logu mark babani punesime elektroale ne vaun e dejes

Sondazh

Poll