Afganët kërkojnë të largohen nga Shqipëria: Jemi rritur në luftë, na mungon shtëpia, këtu nuk punojmë dot
24 Shtator 2021, 10:43Nga DOSJA
DURRËS– Afganët që janë strehuar në Durrës duan të largohen në vendin e tyre pasi në Shqipëri nuk shikojnë të ardhme. Për ‘Faxnews’ ata thonë se janë rritur në luftë e pavarësisht kësaj atyre u mungon shtëpia. Disa prej tyre thonë se e pëlqejnë Shqipërinë mirëpo duan të largohen në Amerikë pasi atje është më mirë.
Pjesë nga intervistat:
Shtetasja afgane 1: Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Është si një shtëpi. Në vendin tonë kishte luftë. Jemi rritur në luftë, por prapë na mungon shtëpi. Kemi qenë të lumtur në vendin tonë, derisa erdhën talibanët me kushtet e tyre.
Shtetasi afgan 2: E pëlqej Shqipërinë por planet janë për të ikur në Amerikë. E pëlqej Shqipërinë, sigurisht. Vijmë nga Afganistani. Na kanë thënë se do qëndrojmë për diçka më shumë se 3 muaj këtu dhe do shkojmë në SHBA. Nuk e flas mirë anglishten, por më pëlqen këtu. Megjithatë preferoj të shkoj në SHBA, sepse atje është më mirë. Di që dhe disa nga ne kanë shkuar atje.
Shtetasja afgane 3: Nuk e di sa do qëndrojmë, por nuk duam të rrimë gjatë. Këtu nuk punojmë dot, nuk shkollojmë dot fëmijët, nuk jemi si gjithë të tjerët, si ju. Unë atje punoja si farmaciste, këtu kam ardhur me familjen. Ne jemi rritur në luftë dhe nuk doja që dhe djali im të jetonte të njejtën jetë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI- Kanë dalë në gjyq ditën e djeshme 69 emigrantë shqiptarë të cilët tentuan të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë peshkimi të konvertuar e cila ...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Tira...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu është drejtuar me një thirrje të gjithë arsimtarëve dhe studentëve që të vaksinohen. Teksa ish...
Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir M...
KUKËS- Fotot e mëposhtme tregojnë rrugën e fshatit Nimçe në Kukës, e cila është bllokuar. Rruga është bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.Rr...
VLORË– Situata përballë godinës së Kadastrës së Vlorës ka dalë jashtë kontrollit. Qytetarët janë mbledhur përballë godinës duke bërë thirrje për prob...