Aktualitet

Ka 3 plumba në trup, 65-vjeçari i plagosur në Lushnje niset drejt Traumës, vëllai i zuri pritë me kallashnikov teksa ushqe

24 Shtator 2021, 06:54 Nga DOSJA
Ka 3 plumba në trup, 65-vjeçari i plagosur në Lushnje niset

LUSHNJE– Faik Veliu, 65-vjeçari që u qëllua mëngjesin e sotëm nga vëllai i tij, Sami Veliu është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Mësohet se 65-vjeçari ka marrë tre plumba, njën ë gjoks dhe dy në zonën e barkut dhe për këtë arsye ka pasur nevojë për një mjekim më të specializuar mjekësor.

Faik Veliu ishte duke ushqyer bagëtitë kur u qëllua nga vëllai i tij, i cili i kishte zënë pritë në derën e shtëpisë me kallashnikov. Arsyeja e kësaj plagosjeje, mbetet e paqartë.

Sami Veliu është vënë në pranga, por nuk ka rrëfyer ende shkakun për të cilin e ka plagosur të vëllanë. Dy vëllezërit i kanë shtëpitë ngjitur në fshatin Ngurrëz të Lushnjes.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll