Politike

Pak orë para protestës, reagon Rama: SHBA nuk toleron dhunën, zgjedhjet në 30 qershor

8 Qershor 2019, 12:46 Nga DOSJA
Pak orë para protestës, reagon Rama: SHBA nuk toleron dhunën,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak orë para protestës së opozitës, e cila pritet të zhvillohet duke nisur nga ora 19:00 para Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera si Kuvendi i Shqipërisë. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka komentuar deklaratën e bërë nga Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer, se kush prish zgjedhjet nuk hyn në SHBA. Kjo deklaratë prek drejtuesit e opozitës. 

Sipas Ramës, kjo deklaratë tregon se SHBA-të nuk pranojnë politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike dhe nuk toleron dhunën kundër institucioneve. 

Ai shprehet i palëkundur në vendimin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. 

“Prandaj është ajo që është Amerika se nuk e kupton lojën me Kushtetutën; nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike; nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës nē Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30qershorit”, shprehet Rama.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer jep qëndrimin e qeverisë amerikane në lidhje me protestat e opozitës dhe disa çështje të tjera. “Dhuna nuk ka vend në demokraci” thotë Palmer duke paralajmëruar Bashën dhe Kryemadhin. Palmer, njësoj si Rama, paralajmëron se kush prek zgjedhjet nuk do të hyjë dot më kurrë në SHBA. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, kujtojmë se opozita do të zhvillojë sot protestën e 8-të kombëtare, ku policia është shprehur se ka informacione shqetësuese për dhunë. Policia paralajmëroi se do të reagojë ndaj dhunës, ndërsa i bëri thirrje opozitën për distancim. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll