Politike

Rama në Skrapar, Patozi: S’ta bëri zemra të thoje asnjë fjalë për kandidatin që njerëzit e t’u se lanë në garë

8 Qershor 2019, 12:10 Nga DOSJA
Rama në Skrapar, Patozi: S’ta bëri zemra të thoje

Tiranë- Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës që bëri sot në Skrapar ku zhvilloi mitingun e radhës.  Patozi është shprehur se Rama nuk tha asnjë fjalë për kandidatin e Bindjes së u tërhoq në për këtë bashki pas kërcënimeve të mori.

“Por nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale se përse në atë bashki nuk ka sot garë, por do të ketë vetëm një kandidat. Në fakt, do të kishte qenë e vetmja përgjigje që kanë pritur qytetarët dhe banorët e Skraparit sot prej tij.
Sepse nuk ia ka berë zemra ta thotë që në Çorovodë kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE u tërhoq papritur, pasi njerëzit e Edi Ramës në Skrapar, nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime.”, shprehet Patozi.

Disa javë më parë u tërhoq nga gara  kandidati i Bindjes Demokratike në Skrapar, Dejvis Hebibasi. (lexo këtu)

Reagimi i plotë: 

Po shoh që lideri suprem paska qenë për fushatë në Çorovodë sot dhe paska thënë ato gjërat e mërzitshme, që përsërit kudo, për çlirimin e dytë që po i bën Shqipërisë “Rilindja”.
Por nuk ka thënë asnjë gjysëm fjale se përse në atë bashki nuk ka sot garë, por do të ketë vetëm një kandidat. Në fakt, do të kishte qenë e vetmja përgjigje që kanë pritur qytetarët dhe banorët e Skraparit sot prej tij.
Sepse nuk ia ka berë zemra ta thotë që në Çorovodë kandidati i BINDJES DEMOKRATIKE u tërhoq papritur, pasi njerëzit e Edi Ramës në Skrapar, nuk donin që atje të kishte zgjedhje, por thjesht votime. Ai u detyrua të largohej nga gara pas një presioni të fortë të tipit mafioz të përfaqësuesve të “Rilindjes” në atë bashki.
Dhe ne po e lemë timonierin t’i gëzohet fitores së tij në tavolinë për Bashkinë e Skraparit dhe sidomos faktit që po ia shkëput këtë nga thonjtë rivales së vet të egër brenda së majtës, LSI-së.
Por jemi të sigurt, se kjo do të jetë një fitore si e Pirros, që nuk vlen vetëm për Skraparin.
Rënia e sigurt e Edi Ramës ka nisur dhe atë nuk e shpëton dot rezultati i 30 Qershorit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi edi rama rama në skrapar astrit patozi edi rama rama në skrapar

Sondazh

Poll