Aktualitet

“Ma sjell ai, e përdor për festa”/ I jepte drogë vajzës së mitur në Fier, arrestohet një person. Babai i vajzës treg

23 Shtator 2021, 20:52 Nga DOSJA
“Ma sjell ai, e përdor për festa”/ I jepte drogë

FIER– Një person është arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohet se i ka dhënë për të konsumuar lëndë narkotike një vajze minorene të moshës 16-vjeçare. Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se i riu, i identifikuar me inicialet S.O., ndiqej nga Policia. Në një moment ai ka hyrë në banesën e shtetasit, A.Gj, që ndodhet në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier.

Por në momentin kur ka dalë nga banesa, efektivët e kontrolluan dhe i gjetën me vete një sasi lënde narkotike. Po ashtu paralelisht, A.Gj., u ka treguar efektivëve se S.O dhe vajza e tij F.Gj njiheshin prej dy vite me njëri-tjetrin. Ndërkohë e mitura, e cila ka deklaruar se është në klasën e 9-të dhe është përdoruese e duhanit dhe herë pas herë dhe hashashit.

“Lëndën narkotike që unë kam përdorur, ma ka sjellë gjithmonë, S.O. E përdorja për festa,”-ka treguar ajo në Polici. Ndërkohë që nisur nga këto rrethana, Policia ka arrestuar S.O për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Nxitje për përdorim droge”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet e mitura me kanabis ne fier fier policia e fierit e mitura me kanabis ne fier fier policia e fierit

Sondazh

Poll