‘Nuk e ndjej fëmijën’ nëna shqiptare e infektuar me Covid humb foshnjën, e lanë të priste dy orë jashtë spit
23 Shtator 2021, 17:19Nga DOSJA
ANGLI– Një grua shqiptare shtatzënë humbi foshnjën e saj “të shëndetshme” pasi u detyrua të priste në një park makinash në spital për dy orë e gjysmë sepse kishte Covid.
Fationa Nikolli ishte pothuajse 32 javë në shtatzëninë e saj kur asaj iu tha të priste jashtë Spitalit të Grave në Birmingham, West Midlands derisa të mund të gjendej një dhomë e vetme për të. Pavarësisht se iu lut mjekëve se ishte një urgjencë, ajo pretendon se asaj iu tha të priste derisa spitali të kishte gjetur një dhomë të veçantë, të izoluar nga pacientët e tjerë.
Sipas The Sun, Nikolli, nuk u lejua të hynte në spital për shkak se ishte e infektuar me Covid-19. Nëna e dy fëmijëve shkoi menjëherë në spital pasi nuk po ndjente më foshnjën e saj. Ajo u fut në sallën e operimit dy orë më vonë, ku pas ndërhyrjes cezariane foshnja u nxorr e pajetë.
”Nëse do të kishe hyrë më herët, do mund ta kishim shpëtuar fëmijën”.-ka thënë Nikolli.
Nikolli tha se doktori i saj e ka ekzaminuar atë një ditë para vdekjes dhe kishte thënë se fëmija i saj ishte i shëndetshëm.
Tre muaj nga ngjarja ajo thotë se ende nuk ka marrë përgjigje nga spitali për tragjedinë e ndodhur.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani ka bërë me dije detaje nga biseda e parë telefonike mes saj dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ka shtuar se ky i...
FIER– Policia ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë në Fier. Bani Mishtaku, banues në Fier, u arrestua në flagrancë për veprën...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth të dhënave të fundit përsa u takon rasteve me koronavirus dhe më specifikisht variantin Delta, i ...
Fiks Fare, gjatë një investigimi ka arritur të evidentojë dy raste të neglizhuara nga institucionet përkatëse. Rasti i parë, ka të bëjë me vijimësinë e një deno...
KURBIN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si mbikalimi i Patokut, ku një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë.Dy...
TIRANË- Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. “BalkanWeb” mëson se dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Bra&...
TIRANË– Një alarm për pengmarrje ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë kontrollet në zonën e Alliasit. Personazhi i njohu...