Aktualitet

Ndezi zjarr në fshatin Rreth-Libofshë dhe i doli jashtë kontrollit, arrestohet autori

23 Shtator 2021, 18:50 Nga DOSJA
Ndezi zjarr në fshatin Rreth-Libofshë dhe i doli jashtë

FIER– Policia ka vënë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë në Fier. Bani Mishtaku, banues në Fier, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Banorët e fshatit njoftuan menjëherë për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj. Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat” kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete rrethanore për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve, të cilat për shkak të erës së fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, pasi zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë.

NJOFTIMI I POLICISË

Fier- Policia identifikon dhe vë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Rreth-Libofshë, Fier. Shërbimet e Policisë së Rendit dhe Forca e Posaçme “Shqiponjat”, me marrjen e njoftimit për zjarrin e rënë në tokat bujqësore dhe në disa sipërfaqe me ullinj të banorëve të fshatit Rreth-Libofshë, menjëherë kanë shkuar në ndihmë të banorëve të zonës duke punuar me mjete rrethanore për të bërë të mundur neutralizmin e flakëve që si pasojë e erës së fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë. Ndërkohë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e policisë i autorit të dyshuar. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi B.M, në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me zjarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shunë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rrezikuar banesat e këtij fshati. Në vijim të veprimeve hetimore, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 17:57

Rrapo tregon se u njohën në fillim të muajit Qershor në zonën e plazhit mbas tunelit në Vlorë, ku pothuajse çdo ditë të vitit edhe në dimër, disa vlonjat...