Aktualitet

Familjarët denoncojnë rrëmbimin e “mbretit” të Instagramit! Policia zbarkon në zonën e Alliasit, Kozaku brenda në mak

23 Shtator 2021, 17:37 Nga DOSJA
Familjarët denoncojnë rrëmbimin e “mbretit” të

TIRANË- Policia e Tiranës është sinjalizuar këtë mbrëmje për rrëmbimin e mundshëm të një personi. “BalkanWeb” mëson se dyshohet të jetë rrëmbyer Kozak Braçi, i njohur si mbreti i “Instagramit”. Forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit dhe po kryejnë verifikime. Kanë qenë familjarët e Kozak, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij. Ndërkohë, menjëherë pas denoncimit dhe vënies së policisë në lëvizje, në rrjetin social “Tik Tok” po qarkullon një video, ku Kozak shihet në një makinë me disa persona të tjerë, të cilët e godasin, e shajnë dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

“BalkanWeb” mëson se Kozak është marrë nga shokët e një reperi kundërshtar, që ai e shante në rrjetet sociale. Ai është futur me forcë në makinën e tyre, sapo ka zbritur nga një taksi. Ngjarja ka ndodhur para dy orësh, ndërsa policia nuk e ka gjetur dot dhe as nuk ka mundur të kontaktojë me të. Deri më tani, nuk bëhet fjalë për rrëmbim, por vetëm për heqje të paligjshme të lirisë, ndërkohë që policia vijon kërkimet për gjetjen e tij.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.

(BalkanWeb)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kozak braci rrembehet kozak braci kozak braci rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 17:57

Rrapo tregon se u njohën në fillim të muajit Qershor në zonën e plazhit mbas tunelit në Vlorë, ku pothuajse çdo ditë të vitit edhe në dimër, disa vlonjat...

Aktualitet 23 Shtator 2021, 16:42

BRITANI E MADHE- Babai i dy fëmijëve që u largua nga Shqipëria pasi u kërcënua për një mosmarrëveshje për pronat, u dënua me 2 vite heqje lirie pasi u kap në An...