Aktualitet

Kultivonin drogë dhe mbanin armë pa leje, vihen në pranga 5 persona në Dibër (EMRAT)

23 Shtator 2021, 17:47 Nga DOSJA
Kultivonin drogë dhe mbanin armë pa leje, vihen në pranga 5

DIBËR- 5 persona janë prangosur nga Policia pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe mbanin armë pa lejen e autoriteteve shtetërore. Pas një hetimi 3-mujor kanë mirëorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Golomeran-2021”. Të arrestuarit janë Urim Murati 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, Edison Burgu 24 vjeç, Mirjan Burgu 29-vjeç, Bernard Sallaku 28 vjeç, Erblin Sallaku 28-vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishekë që i posedonte pa leje. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Këto shtetas akuzohen për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vazhdon kontrolli i territorit për gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të tjera të lëndëve narkotike në zonë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e bulqizes policia e bulqizes

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 16:42

BRITANI E MADHE- Babai i dy fëmijëve që u largua nga Shqipëria pasi u kërcënua për një mosmarrëveshje për pronat, u dënua me 2 vite heqje lirie pasi u kap në An...