8 viktima nga COVID! MSH bën bilancin: Më shumë të shëruar se të infektuar, 23 janë rëndë në spital
TIRANË– 8 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja dhe 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora. Ndërkohë që nga 5005 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar, por janë shëruar 986 qytetarë të tjerë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 768 qytetarë, në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 76 në Fier, 49 në Shkodër, 41 në Durrës, 34 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Berat, 19 në Mallakastër, 18 në Krujë, nga 17 raste në Kamëz, Korçë, 16 në Kukës, 15 në Kuçovë, 14 në Gjirokastër, nga 13 raste në Lezhë, Kurbin, Sarandë, 10 në Dimal, 8 në Pogradec, 7 në Dibër, 6 në Kavajë, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Vorë, Skrapar, Poliçan, Peqin, nga 4 raste në Cerrik, Libohovë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Pukë, Devoll, nga 2 raste në Gramsh, Kolonjë, Memaliaj, Himarë, Has, Mirditë, nga 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mat, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, Librazhd. Janë 12,257 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 217 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 8 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 33-77 vjeç, 1 qytetare 49 vjeçe nga Fieri, 1 qytetare 62 vjeçe nga Shkodra, 1 qytetar 70 vjeç nga Lushnja, 1 qytetar 85 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,998 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 217
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5005
Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
ARRSH: Kompanitë të fshijnë reklamat apo logot e tyre përgjatë punimeve, keni një muaj kohë! Ndryshe gjobë
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë dhe që janë nën administrimin e këtij inst...
Monitorimi i VOA në Shqipëri: Çdo i sëmurë me COVID shpenzoi të paktën 1 mijë USD për mjekime, qeveria iu dha vetëm 40
Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë pandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetj...
Kamioni i përmbysur tek Mali i Robit, Policia njoftim për SHOFERËT: Nëse udhëtoni drejt Tiranës, përdorni rrugë alterant
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Pas një aksidenti të ndodhur...
I plas goma në mes të rrugës, përmbyset kamioni tek Mali i Robit, bllokohet e gjithë rruga
KAVAJË– Një aksident ka ndodhur tek Mali i Robit, ku një kamioni i ka plasur goma dhe është përmbysur në mes të rrugës duke i bllokuar të dyja korsit...
E RËNDË në Vlorë! 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas ndërhyrjes kirurgjikale, kishte infeksion në zorrë, pësoi s
VLORË– Brisilda Sadushi, 23 vjeçe, ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin e Vlorës, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikal...
“Mund të ketë bërë abort në shtëpi…”/ Detaje të rënda nga vdekja e 23-vjeçares në Vlorë, burrin e ka në bu
VLORË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vdekjen e 23-vjeçares, mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës. Sipas mjekëve, Brisilda Sadushi ki...
Shtrenjtimi i bukës, i organizuar! Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobit dot kompanitë
TIRANË-Pak ditë më parë, ky institucion realizoi një seancë dëgjimore me kompanitë importuese të miellit dhe grupit dhe disa ministri për të parë nëse ishi...
Janë të paqartë nëse do të paguhen për orët tepër/ Kanë nisur nga puna që me 1 shtator, mësuesit kërkojnë pagesë s
TIRANË– Mësuesit e kishin të detyrueshme fillimin e punës në 1 shtator, ndryshe nga nxënësit që pjesëmarrjen e kishin me dëshirë. Teksa ministrja e A...
“Hajde se të kanë vjedhur farmacinë”/ Pronari shqiptar niset me nxitim, pëson infarkt dhe vdes rrugës
MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se pronari i një farmacie, i identifikuar si Ali S...