Aktualitet

U rrëmbye sot nga 3 persona! Gjendet Kozak Braçi, si nisi sherri i “mbretit të Instagramit” me shqiptarin e burgo

23 Shtator 2021, 18:25 Nga DOSJA
U rrëmbye sot nga 3 persona! Gjendet Kozak Braçi, si nisi sherri i

TIRANË– Një alarm për pengmarrje ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë kontrollet në zonën e Alliasit. Personazhi i njohur, i ashtuquajturi “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braçi është marrë peng për disa orë nga tre persona, të cilët kanë hyrë “live” në rrjetet e tij sociale, teksa shfaqeshin duke e dhunuar, ndërsa kërkon që të shprehte pendesë. Pas publikimit të lajmit, Policia njoftoi se i riu është gjetur dhe u shoqërua në Komisariat për të treguar versionin e tij të ngjarjes. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim tre personat e tjerë të shfaqur në video.

Por si ka nisur sherri mes të rinjve?

Kozak Braçi, i njohur për të ashtuquajtur “emisionin” e tij në Instagram, ka pasur përplasje me një të burgosur shqiptar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Koridhalos. E gjitha arriti kulmin kur pak javë më parë, Braçit dikush i hodhi një “kapsolle” në shkallën e pallatit, ngjarje që fillimisht u raportua si tritol. Pas ngjarjes, një sërë videosh live pasuan hedhjen e lëndës plasëse, ku Braçi ofendonte shqiptarin Fabio Dushku.

 

Po kush është i burgosuri në Koridhalos?

Fabio Dushku, 36 vjeç me origjinë nga Mirdita, krahas vendimit me burgim të përjetshëm për disa vrasje, është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u kap nga autoritetet greke dhe u akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku ndodheshin. Prej 10 vitesh ai është i arrestuar dhe vuan dënimin për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fabio dushku kozak braci rrembehet kozak braci fabio dushku kozak braci rrembehet kozak braci

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shtator 2021, 17:57

Rrapo tregon se u njohën në fillim të muajit Qershor në zonën e plazhit mbas tunelit në Vlorë, ku pothuajse çdo ditë të vitit edhe në dimër, disa vlonjat...

Aktualitet 23 Shtator 2021, 16:42

BRITANI E MADHE- Babai i dy fëmijëve që u largua nga Shqipëria pasi u kërcënua për një mosmarrëveshje për pronat, u dënua me 2 vite heqje lirie pasi u kap në An...