BRITANI E MADHE- Babai i dy fëmijëve që u largua nga Shqipëria pasi u kërcënua për një mosmarrëveshje për pronat, u dënua me 2 vite heqje lirie pasi u kap në Angli teksa kultivonte bimë narkotike në një fermë në Witney.
Nga operacioni i zhvilluar më 15 qershor, Policia pikasi një burrë që largohej, ndërsa Adhurim Hoxha u përpoq të fshihej nën një rimorkio kamioni por nuk ia doli që të shpëtonte. Të dy, 41-vjeçari dhe miku i tij, kujdeseshin për rreth 2.000 bimë.
Gjatë seancës gjyqësore, avokati i tij Colin McCarraher e justifikoi klientin, duke u shprehur se sapo kishte ardhur nga Shqipëria, ku kishte mosmarrëveshje për një pjesë tokë, duke lënë pas gruan dhe fëmijët.
“Klienti im ka ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor 2020 pasi i ishin bërë kërcënime për një mosmarrëveshje mbi tokën. Është babai i dy fëmijëve. Ka lënë gruan dhe fëmijët e tij në Shqipëri. Po ashtu, edhe shkollën nuk e ka vazhduar që prej moshës 16-vjeçare pasi është detyruar që të bëjë punë të rëndomta për të mbajtur familjen,”-tha avokati.
Më pas, ai shtoi se 41-vjeçari Hoxha u takua me disa burra në një kafenetë dhe mendoi se do ta fusnin në punë në ndërtim, por përfundoi në një “shtëpi bari”. Po ashtu, gjatë seancës u theksua se ai nuk fliste anglisht, madje kishte probleme dhe për të lexuar gjuhën e tij amtare.
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një urdhër ku kërkon nga të gjitha kompanitë që po ndërtojnë dhe që janë nën administrimin e këtij inst...
Në Tiranë, Organizata “Together for Life” publikoi sot dy raporte monitorimi mbi buxhetin për shëndetësinë gjatë pandemisë Covid-19, të përgatitura me mbështetj...
TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Pas një aksidenti të ndodhur...
KAVAJË– Një aksident ka ndodhur tek Mali i Robit, ku një kamioni i ka plasur goma dhe është përmbysur në mes të rrugës duke i bllokuar të dyja korsit...
TIRANË-Pak ditë më parë, ky institucion realizoi një seancë dëgjimore me kompanitë importuese të miellit dhe grupit dhe disa ministri për të parë nëse ishi...
TIRANË– Mësuesit e kishin të detyrueshme fillimin e punës në 1 shtator, ndryshe nga nxënësit që pjesëmarrjen e kishin me dëshirë. Teksa ministrja e A...
MAQEDONI E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e djeshme në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se pronari i një farmacie, i identifikuar si Ali S...