Aktualitet

Kamioni i përmbysur tek Mali i Robit, Policia njoftim për SHOFERËT: Nëse udhëtoni drejt Tiranës, përdorni rrugë alterant

23 Shtator 2021, 16:10 Nga DOSJA
Kamioni i përmbysur tek Mali i Robit, Policia njoftim për

TIRANË– Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim për të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Pas një aksidenti të ndodhur pranë Malit të Robit, ku një kamion ka bllokuar dy korsitë e rrugës Kavajë-Durrës, Policia u ka bërë thirrje drejtuesëve të mjeteve që të përdorin rrugë alternative për të ardhur në Tiranë. Ndërkohë që shtojnë se po punohet për zhbllokimin e aksit. 

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative,”-shkruhet në njoftimin e dhënë. 

NJOFTIM I PLOTË:

Policia e Shtetit

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, në dalje të Kavajës, është batuar një trajler, pa shkaktuar probleme në njerëz, por vetëm me dëme materiale dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e automjeteve. Nisur nga fakti se trajleri është i tonazhit të rëndë dhe për ta lëvizur nga rruga duhet kohë, pasi po shkon në vendngjarje një mjet i tonazhit të rëndë, Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që duan të qarkullojnë në drejtim të Tiranës, të përdorin rrugën Rrogozhinë –Elbasan-Tiranë ose rrugë dytësore alternative. Shërbimet e Policisë janë në detyrë dhe po punojnë intensivisht për zhbllokimin e rrugës dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve për të qarkulluar në rrugë alternative dytësore ose në rrugën Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në kavajë kamioni bllokon rrugen ne kavaje aksident në kavajë kamioni bllokon rrugen ne kavaje

Sondazh

Poll