Aktualitet

Përleshje me motive të dobëta, plagosen dy adoleshentë në Kamëz

23 Shtator 2021, 13:53 Nga DOSJA
Përleshje me motive të dobëta, plagosen dy adoleshentë

KAMËZ- Dy adoleshentë kanë mbetur të lënduar pas një përleshje për motive të dobëta. Mësohet se dy adoleshentët, 16 dhe 17 vjeç  ndodhen në spital, ndërkohë që është shoqëruar në polici, 17-vjeçari me iniciale R.V

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të mëtejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosen dy adoleshente ne kamez sherr per motive te dobeta plagosen dy adoleshente ne kamez sherr per motive te dobeta

Sondazh

Poll