Aktualitet

RIKTHEHET dosja KARELI! Nga mbajtja në “frigorifer” deri tek rrahja për vdekje, mediat greke zbardhin DETAJE të reja nga

23 Shtator 2021, 13:53 Nga DOSJA
RIKTHEHET dosja KARELI! Nga mbajtja në “frigorifer” deri tek

GREQI– Edhe pse kanë kaluar 7 vite, sërish dhuna ka lënë gjurmë të pashlyeshme në burgun e Nigritës. Rasti i vrasje të shqiptarit Ilia Kareli, i dënuar më shumë se 12 vite burg, tronditi opinionin public në mars të vitit 2014.

Por detaje të tjera kanë dalë në dritë, duke dëshmuar për minutat e makthit që kaloi shqiptari para se të vdiste. 97 minutat në “frigoriferin” e burgut ishin të mjaftueshme për të torturuar për vdekje 42-vjeçarin Kareli, i cili nuk arriti të jetonte më shumë se 7.5 orë në burg. Ai u fut brenda në orën 15.40 dhe u gjet i vdekur në 23.15, edhe pse nuk përjashtohet që ai të ketë vdekur më herët.

Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij. I plagosur rëndë, deri në pikën kur nuk mund të qëndronte më në këmbë, ai u fut në një dhomë ku temperatura nuk kalonte 10 gradë celsius.

Sipas trupës gjykuese, vrasja e shqiptarit ndodhi për hakmarrje. Kareli kishte vrarë George Tsironis, duke e goditur me një  thikë të improvizuar brenda qelisë. Megjithatë ai u ndalua nga gardianët e burgut që nuk e ndaluan sulmin ndaj tij. Problemi i zemrës me të cilin Karelli vuante prej kohësh dhe sulmi ishemik që i pasoi brenda në qeli nga dhuna, u shpallën shkaqet kryesore për vdekjen e tij.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilia kareli vrasja e ilia karelit ilia kareli vrasja e ilia karelit

Sondazh

Poll