Aktualitet

Makina përplas këmbësore në Elbasan, niset me urgjencë drejt spitalit

8 Qershor 2019, 07:45 Nga DOSJA
Makina përplas këmbësore në Elbasan, niset me urgjencë

ELBASAN- Një aksident mësohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku një automjet ka aksidentuar një këmbësore.

Burime i thanë Dosja.al se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit “1 Maji” në Elbasan dhe e aksidentuara është shtetasja K.F 70 vjeçe, e cila është dërguar me ugjencë në spital.

Të njëjtat Burime bëjnë me dije, se është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/ Informacion paraprak

Në kryqëzimin “1 Maji” në Elbasan, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip ” Ford” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen K.F., rreth 70 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi L.B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proçeduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 e plagosur aksident ne elbasan 1 e plagosur aksident ne elbasan

Sondazh

Poll