Politike

VIDEO-DEBATET gjatë Konferencës së Kryetarëve/ Tabaku: Ju nuk e keni fuqinë që ti mbyllni gojën opozitës, shkëlqesia ju

23 Shtator 2021, 09:02 Nga DOSJA
VIDEO-DEBATET gjatë Konferencës së Kryetarëve/ Tabaku: Ju

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e konsideron vendimin që u mor gjatë Konferencës së Kryetarëve si lëvizje për ti mbyllur gojën opozitës. Ajo krahasoi praninë e kryeministrit Edi Rama në inagurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke thënë se ishte pa maskë dhe ngjitur me të ftuarit e tjerë, duke thënë se nuk mund t’i hiqet e drejta opozitës që të jetë në sallë të komisioneve për shkak të rregullave të reja.


Tabaku: PD ka shprehur sensibilitetin për ruajten e masave po ne sot u njohëm me një shkresë të Rakacollit, militantes së PS, se duhen zhvilluar online. Po në kushtet kur pashë Shkëlqesitë tuaj në opera, koncerte pa maska, ju nuk mund të vendosni që të hiqni të drejtën e opozitës. Ju kërkuam vetëm që të mos vendosni me dhunën e kartonave që të shkelni Kushtetuten, nuk e keni fuqinë që të mbyllni gojën opozitës. Këtu në sallë ulen ngjitur deputetët, vendosin maskat hajde se po bëjmë foto, po në dijeninë tonë nuk ka asnjë protokoll. Ne bëmë propozime, që të zhvillohen me hapësirë kohore, unë e kuptoj që doni të cënoni opoztën por prisni një herë të që nisë parlamenti.

Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ PS: Mbledhjet të mbahen online, PD kundërshton! Balla: Të vaksinohen të gjithë deputetët

(a.b)/dosja.al

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku seance plenare 23 shtator 2021 jorida tabaku seance plenare 23 shtator 2021

Sondazh

Poll