Politike

VIDEO- Mbledhjet e komisioneve online, Alibeaj: Vjet ishin njëri në plazh e tjetri me gotën e rakisë, deputetët të vaksino

23 Shtator 2021, 08:52 Nga DOSJA
VIDEO- Mbledhjet e komisioneve online, Alibeaj: Vjet ishin njëri në

TIRANË– Deputeti Enkelejd Alibeaj lka kundërshtuar zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve parlamentare. I pranishëm në Kuvend, ai tha se kjo gjë nuk mudn të bëhej pasi një vit më parë mbledhjet u zhvilluan teksa deputetët ishin në kafe dhe plazhe. Ai shtoi më tej se madje ata as nuk e kanë pasur idenë se çfarë kanë votuar.

“Të gjithë e dinë shumë mirë se si janë zhvilluar mbledhjet në legjislaturën e kaluar. Njëri në kafe, tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë dhe nuk e kishin fare idenë se çfarë po votonin. Ka pasur gjendje të jashtëzakonshme, por nuk është më. Baret sot i ke plot, fëmijët shkojnë në shkolla, Parlamenti ja ku jemi të gjithë. Pse u dashkan bërë online ato, për t’ja fshehur publikut? Pse të mos japim një sinjal që për fëmijët në shkolla, ata në koncerte nuk pasak problem për pandeminë, por ne në komisionet parlamentare të mbrohemi. Kjo është për procedurën e parlamentit të vendimeve të shqiptarëve. Të vaksinohen ose të paraqesin gjithmonë rezultatet e testit dhe kështu mbrojmë jetën e deputetëve dhe i garantojmë publikut të vërtetën. Mjafton  të shihni vetëm letrat e vitit të shkuar. Gjysma thonë ‘nuk kuptohen’; ‘nuk dëgjohet’,”- tha Alibeaj.

LAJM KRYESOR: Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ PS: Mbledhjet të mbahen online, PD kundërshton! Balla: Të vaksinohen të gjithë deputetët

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seance plenare 23 shtator 2021 enkelejd alibeaj seance plenare 23 shtator 2021

Sondazh

Poll