Politike

‘Boll bëmë shakara, lodra…’/ Tritan Shehu paralajmëron: Nëse zhvillohen online, nuk do marrim pjesë në k

23 Shtator 2021, 09:06 Nga DOSJA
‘Boll bëmë shakara, lodra…’/ Tritan Shehu

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaroi në seancën e Kuvendit se nëse komisionet do të zhvillohen online, opozita nuk do jetë prezente. Ai paralajmëroi bojkotin duke thënë se nëse marrin pjesë i cënohet demokracia si dhe mund të bëhen ‘lolo’.

Shehu: Zonja kryetare kemi një tendencë për grusht shteti brenda parlametit. Komisionet janë bazë e diskutimeve, është thënë që debatet duhen bërë aty. Në këtë mënyrë evitohet vendi i debatit, kjo është të tallesh me parlamentin. Zoti Balla e ka gabim, askush nuk ka të drejtë ti imponohet Parlamentit, kjo është shumë e rëndë, e paimagjinueshme, Shqipëria është në katastrofë por nuk e zgjidh komisioni, por diskutohet aty që të mos ketë më vdekje, ju kërkoni ti mbyllni gojën komisioneve. Ndryshe ne nuk marrim pjesë në komisione, pse të marrim pjesë, që të bëhemi lolo, ne nuk do marrim pjesë nëse cënohet demokracia. Boll më, boll bëmë shakara, lodra….

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 23 shtator 2021 tritan shehu seance plenare 23 shtator 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll