Aktualitet

Të moshuarit e zhveshur në mes të Tiranës, reagon artisti: Vepër e mrekullueshme, e arriti qëllimin

8 Qershor 2019, 07:32 Nga DOSJA
Të moshuarit e zhveshur në mes të Tiranës, reagon artisti:

TIRANË- Artisti Eljan Tanini, ka reaguar lidhur me pikturën murale, ku shfaqeshin 2 të moshuar të zhveshur në fasadën e një pallati në zonën e Tiranës së Re.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tanini shprehet se vepra në fjalë është e mrekullueshme, por në vendin tonë që nuk është ende gati për shumë gjëra, provokon frikën dhe të vërtetën.

Sipas tij, vepra e arriti qëllimin shumë shpejt, ndërsa ka publikuar edhe autorin e kësaj vepre të sjellë edhe në Shqipëri.

“Kur vepra e mrekullueshme e kalon masën estetike, njerëzore, emocionin, gjendjen, provokon frikën dhe të vërtetën ?
Ka shumë gjëra qe ende nuk janë gati për këtë vend, ashtu siç edhe vendi ka vite që pëllcet dhe meZi i mban ata njerëz që duan vetëm Babën.
Vepra e arriti qëllimin shumë shpejt ?

“Art should comfort the disturbed and disturb the comfortable”.

http://www.whoisnemos.com/
https://instagram.com/whoisnemos?igshid=11wb00bckqn14
#whoisnemos
#Tirana”, – shkruan Tanini.

Kujtojmë se një pikturë murale në fasadën e një pallati në zonën e Tiranës së Re, ku burri tërheq me litar përfyti gruan, shkaktoi një sërë reagimesh. Shumë persona e quajtën të papranueshme këtë pikturë, ndërsa akuzuan kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama për denigrim të figurës së të moshuarve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eljan tanini piktura murale të moshuarit e shveshur të moshuarit lakuriq në mural eljan tanini piktura murale të moshuarit e shveshur të moshuarit lakuriq në mural

Sondazh

Poll