‘I pari zyrtar i lartë që dënohet për korrupsion’/ VOA: Adriatik Llallës iu ndalua hyrja në SHBA në 2018-ën,
22 Shtator 2021, 13:56Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la sot në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, pasi u shpall fajtor nën akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.
Po ashtu do të konfiskohen edhe disa prona të vëna paraprakisht nën sekuestro 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.
Zoti Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa avokati i tij tha se ish kryeprokurori gjendet në regjim spitalor. Avokati e quajti vendimin të padrejtë dhe tha se do të ankimohej në Gjykatën e Lartë.
Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, bëhet i pari zyrtar i lartë që dënohet për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit
Zoti Llalla është i pari ish zyrtar i lartë nga Shqipëria, ndaj të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit mori në vitin 2018 vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me familjen, për shkak të përfshirjes në korrupsion.
Më pas nga Shqipëria janë përfshirë në listën e Departamentit të Shtetit për të mos hyrë në SHBA ish deputeti Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e së fundi dhe ish kryeministri Sali Berisha./VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Furgoni i Burgut ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kalë në rrugë teksa transportonte në një seancë gjyqësore të bu...
ELBASAN– I burgosuri që po transportonte furgoni i burgut të Elbasanit drejt spitalit në momentin që përplasi një qytetar është Sokol Sanxhaktari.Mësohet ...
TIRANË- 9 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, për drejtim mjeti pa leje drejtimi si dhe kanë drejtuar mjetin në gjendje t...
TIRANË– Avokati Sokol Hazizaj ka paralajmëruar se do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e lënë në fuqi sot nga Apeli për dënimin e ish-kryeprok...
TIRANË– Momenti kur prokurori i Tiranës, Dritan Gina nxirret me forcë jashtë sallës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bërë publike nga &...
TIRANË– Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino, deklaroi se Gjirokastra është Bashkia me më shumë persona të vaksinuar në vend. A...