Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës, Dëshmitari i drejtohet avokatit: Mos më bëj pyetje pa lidhje  

22 Shtator 2021, 12:53 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës, Dëshmitari i drejtohet avokatit: Mos

HAGË- Dëshmitari i parë në gjyqin ndaj ish-kreut të UÇK-së Salih Mustafës ka vazhduar dëshminë e tij edhe ditën e sotme. Në seancën e sotme, dëshmitari është pyetur nga avokati mbrojtës i Mustafës Julius Von Bone. Gjatë pyetjeve të bëra, dëshmitari është acaruar duke kërkuar që të mos i bëhen më këto pyetje.

Avokati Von Bone: A e di ti nëse ky personi që po akuzohet këtu në gjyq ka qenë një prej atyre që po të rrihnin?

Dëshmitari: Nuk e di valla, nuk po të kuptoj.

Avokati Von Bone: Këtu në këtë çështje po gjykohet një person, një i akuzuar, ai person është klienti im dhe unë po të pyes ty nëse ti e di që klienti im, i akuzuari ka qenë një prej atyre personave që po të rrihnin ty atë natë?

Dëshmitari: Shumë e qartë që po.

Avokati Von Bone: Po nga e di ti këtë që po thua?

Dëshmitari: E di se më vonë, që kryesori ka qenë ai personi, Do të thotë kurrë më në jetë nuk e kam parë por ndoshta kur i kanë dhez do bateri aty nganjëherë e kam parë si person por nuk më kujtohet se është kaqenë terr, e kush, logjikisht tjetër kush nuk ka mundur me më rrah vetëm ai, ai është kryesori aty, çka ka thënë ai është bërë aty.

Avokati Von Bone: Prapë po të pyes, nga e di ti se i akuzuari është personi që po të rrihte ty atëherë, dua ta di, më thuaj nga e di ti që ishte ai, ti nuk e njihje më parë atë person, pastaj ma shpjego pak të lutëm, nga e di ti që ishte ai i akuzuari?

Dëshmitari: Zotëri atë personin që po ma përmend që 100 herë, nuk ke nevojë me ma përmend kaq shumë herë, unë kam treguar se atë nuk e kam njohur as nuk e kam ditë kush është as çka është problem me të, më në fund nuk jam budalla e kam ditë kush është, ai zotëria që po e mbron ti është ky, edhe mos më bëjë më këso pyetje se po më duket pak pa lidhje.

Avokati Von Bone: Po të pyes përsëri nga e di ti që ishte i akuzuari ai person, ai që po të rrihte?

Dëshmitari: Më duket që tregova nga e di, tregova.

Avokati Von Bone: Pra a do të përgjigjesh nga e di që ishte i akuzuari?

Dëshmitari: E kam marrë shumë mirë vesh kush ka qenë kryesori në atë vend. U përgjigja njëherë.

Avokati Von Bone: Pra në atë kohë nuk e dije vet, por kur dole më vonë e mësove nga të tjerët, këtë po e thua, dhe nga kush e mësove?

Dëshmitari: Nuk është me rëndësi nga kush, shumë njerëz a pasur e kanë ditë krejt në fund.

Avokati Von Bone: Mendoj që është me rëndësi zoti dëshmitar dhe dua që t’i përgjigjesh edhe kësaj pyetje.

Dëshmitari: Nuk kam ardhur me jep emra të huaj këtu, por kam ardhur për të jap dëshmi jo për askënd.

Pas refuzimit të dëshmitarit për tu përgjigjur, ka reaguar edhe gjyqtarja, e cila ka kërkuar që dëshmitari tu përgjigjet pyetjeve të avokatit. Teksa avokati e ka pyetur dëshmitarin nëse është takuar ndonjëherë me të akuzuarin, ai ka këkruar që të mos i bëhen më pyetje të tilla.

Dëshmitari:  Krejt ushtria që ka qenë në Zllashë e di që ky person ka qenë aty kryesori, jo vetëm një person por e dinë krejt dhe ju e dini më mirë se unë, shumë mirë e dini, unë nuk e kam pru këtë këtu, kush e ka pru nuk e di, as që po më intereson për të, unë po them se unë mundem me u përgjigje në pyetjet e mija kush më ka rreh, më andej nuk di. Nuk mundem me ditë që më ka taku as që e kam taku, nuk mundem me ditë, në jetë time nuk e kam parë më, as nuk më ka interesuar kurrë për të më hiç.

Avokati Von Bone: Ju keni dëgjuar për njerëz të tjerë të cilët ta kanë treguar, nuk do të thuash emrat, nuk ua dimë emrat, nuk e dimë nëse kishin apo jo kontakt me këta, mund të ketë qenë komplet dikush tjetër që ta ka bërë këtë gjë.

Dëshmitari: Jo.

Avokati Von Bone: Pse jo?

Dëshmitari: Nuk e di.

Avokati Von Bone: Pse jo?

Dëshmitari: Zotëri a ke të tjera pyetje, tërë ditën një pyetje po ma bënë, nuk e di pse kështu.

Avokati Von Bone: Dua ti përgjigjesh kësaj pyetje, pse mos të jetë dikush tjetër? Ti nuk the që nuk e di, unë thjesht thash pse nuk mund të jetë dikush tjetër, ti tani thua nuk e di.

Dëshmitari: Harroj, nuk di kurrgjë.

Von Bone: Dëshmitari që ditën e parë i tha prokurorit, e di këtë e di që kështu është, dhe prokurori e mori përgjigjen pa e dyshuar, por si mund ta gjejmë ne të vërtetën për një fakt, nëse është fakt nëse është gjë e vërtetë apo nëse nuk është e vërtetë, pra nëse është besim ashtu beson dëshmitari apo nëse ai mendon se është e vërtetë duke ja thënë dikush tjetër dhe jo se është fakt i vërtetë, kur dikush thotë se është fakt i vërtetë mendoj që është e rëndësishme të vërtetohet si e ka zbuluar këtë fakt dëshmitari, nga e di dëshmitari se kështu është e vërteta, sepse çështjet penale kur hetohen dhe gjykohen krime kështu veprohet dhe jo siç veproi prokurori ‘faleminderit për përgjigjen’ dhe kaq.

LAJMI KRYESOR: Seanca e katërt e Salih Mustafës në gjyq, dëshmitari acarohet me avokatin Von Bone: Mos më bëj pyetje pa lidhje 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni julius von bone kosova ne hage salih mustafa julius von bone kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll