Bota

Kurti mbron Goran Rakiç: Është përpjekur që situata të mos eskalojë, nuk ankohem për bashkëpunimin me të  

22 Shtator 2021, 11:26 Nga DOSJA
Kurti mbron Goran Rakiç: Është përpjekur që situata

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mendon se duhet të marrë masa ndaj Ministrit Goran Rakiç, i cili ka protestuar së bashku me serbët për vendosjen e reciprocitetit. Sipas Kurtit, Rakiç nuk është bashkuar në protestë për të eksaluar situatën, por në mënyrë që mos të ketë veprime të dhunshme.

“Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiç. Me të kemi dallime, nganjëherë më të vogla, nganjëherë më të mëdha. Por, unë nuk mund të ankohem në komunikimin me të dhe unë nuk e kam përshtypjen që ministri Rakiq ka shkuar në protestë për të eskaluar situatën. Me atë që më ka treguar ai, besoj që është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj që duhet të marr masa ndaj tij”, u shpreh Kurti.

Kosova ka hyrë në ditën e tretë që kur janë bllokuar dy rrugë nacionale në veri të vendit nga serbë lokalë të cilët po protestojnë kundër masave të reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia. Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti goran rakiç kosova vendos reciprocitetin me serbine albin kurti goran rakiç kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll