Bota

Ministri brazilian rezulton pozitiv me Covid pas takimit pa maska me Boris Johnson, i dyti nga delegacioni i Bolsonaros i cili e

22 Shtator 2021, 11:23 Nga DOSJA
Ministri brazilian rezulton pozitiv me Covid pas takimit pa maska me Boris

SHBA– Ministri i Shëndetësisë së Brazilit, Marcelo Queiroga, ka rezultuar pozitiv me Covid dhe është futur në izolim, 24 orë pasi takoi kryeministrin britanik, Boris Johnson pa maskë dhe zyrtarë të tjerë britanikë në Nju Jork.

Sipas Guardian, Queiroga, i cili u ul pranë Johnson dhe sekretares së jashtme, Liz Truss, të hënën gjatë takimit të tyre me presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftoi se rezultoi pozitiv me Covid. Menjëherë pas këtij njoftimi, uebfaqja braziliane e lajmeve, Metrópoles raportoi se Brazili kishte vendosur të ndërpriste pjesëmarrjen e tij në asamblenë e përgjithshme të OKB-së si rezultat i atij që ishte rasti i dytë i konfirmuar i Covid në delegacionin e tij.

Përkundër faktit që Bolsonaro pretendon publikisht se nuk është vaksinuar kundër Covid, Johnson, Truss dhe anëtarët e tjerë të delegacionit britanik nuk mbanin maska gjatë takimit, megjithëse Queiroga, i cili u ul përballë politikanëve britanikë në një divan, përdori një të tillë, ai nuk i shpëtoi virusit. Disa orë pas takimit, Queiroga u kap nga kamera duke bërë gjeste të turpshme të dorës ndaj protestuesve brazilianë që kishin dalë në rrugët e Nju Jorkut për të denoncuar trajtimin anti-shkencor të Bolsonaros ndaj shpërthimit të Covid, i cili ka vrarë gati 600,000 brazilianë.

Të nesërmen Queiroga, i cili thuhet se po qëndronte në të njëjtin hotel me presidentin amerikan, Joe Biden, ishte në selinë e OKB-së për seancën hapëse të asamblesë së saj të përgjithshme. Thuhet se ai mori pjesë në takimet me sekretarin e përgjithshëm të OKB -së, António Guterres dhe presidentin e Polonisë, Andrzej Duda.

Bolsonaro, i cili e ka hedhur poshtë Covidin si një “grip të vogël”, përdori fjalimin e tij në asamblenë e OKB-së për të sulmuar masat e bllokimit dhe izolimit, të cilat ai pretendoi në mënyrë të rreme se shkaktuan inflacion dhe për të promovuar “ilaçet” ndaj koronavirusit të paefektshëm dhe potencialisht të dëmshëm, të njohur në Brazil si “Trajtim i hershëm”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil marcelo queiroga jair bolsonaro koronavirusi ne brazil marcelo queiroga

Sondazh

Poll