Bota

Kurti për deklaratën e Vuçiç: Nuk e ndoqa të gjithë, por vërejta vrer dhe inat 

22 Shtator 2021, 12:05 Nga DOSJA
Kurti për deklaratën e Vuçiç: Nuk e ndoqa të

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme. Gjatë një deklarate për mediat, Kurti tha se nuk e ndoqi plotësisht deklaratën e tij, por me aq sa pa vuri re se ai po fliste me inat dhe vrer. Kurti shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore në bazë tëinteresave dhe vlerave evropiane.

“Nuk e kam ndjekur të plotë deklarimin e presidentit të Serbisë. Cilësimet për veprimet tona nuk janë shumë të drejta. Vrejta që ka shumë inat, shumë vrer që nuk i kontribuon deeskalimit të situatës. Nuk e di se për çfarë masash të Serbisë ndaj Kosovës e ka fjalën, por besoj që Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore duke u bazuar ne interesat e përbashkëta si dhe në vlerat evropiane”, tha Kurti.

Presidenti Vuçiç ditën e djeshme theksoi se ka kërkuar tërheqjen e të gjitha trupave që po qendrojnë në veri të Kosovës, ndërkohë që propozimin për zgjidhjen e situatës, ai e cilësoi poshtërues për Serbinë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni albin kurti aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine albin kurti aleksander vucic kosova vendos reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll