Aktualitet

Nga Kamza në Krujë për të mbjellë kanabis, “Bruzi” vë në pranga 28-vjeçarin

22 Shtator 2021, 07:19 Nga DOSJA
Nga Kamza në Krujë për të mbjellë kanabis,

KRUJË– Një 28-vjeçar me inicialet R. Sh., banues në Kamzë është vënë në pranga pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotive. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 28-vjeçari është pranosur në kuadër të operacionit “Bruzi”. Ai është kapur duke kultivuar bimëve narkotike në fshatin Bruz Zall të Krujës.

Njoftimi i policisë Krujë. Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bruzi”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bruzi”. Gjatë këtij operacioni, shërbimet policore kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bruz Zall. 

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin R. Sh., 28 vjeç, banues në Kamzë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 28 vjecari ne kruje arrestohet 28 vjecari ne kruje

Sondazh

Poll