Aktualitet

Nga dhuna në familje në arratisje, arrestohen 3 persona në Fier ndërkohë 2 të tjerë procedohen penalisht

22 Shtator 2021, 07:19 Nga DOSJA
Nga dhuna në familje në arratisje, arrestohen 3 persona në Fier

FIER- Gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Fierit janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë.

Në prangat e policisë së Fierit 43-vjeçari, Shpëtim Muharremi, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij kishte një vendim nga Gjykata e Apelit të Vlorës të masës ‘arrest me burg.’

Sipas njoftimit të policisë një tjetër shtetas i identufikuar si Dashamir Shehaj, 55 vjeç, banues në Patos është arrestuar pasi  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Ndërkohë dy shtetas banues në fshatin Drizë janë procedura peanlisht për ‘plagosje e lehtë me dashje’ pasi janë konfiktuar me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin D. Sh, 55 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Sh. M., 43 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 13.09.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin H. H., pasi në Daullas, Fier, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me shegë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” për shtetasit A. H., 26 vjeç dhe L. Dh., 50 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi për motive të dobëta janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona ne fier policia e fierit shpetim muharremi arrestohen 3 persona ne fier policia e fierit shpetim muharremi

Sondazh

Poll