Bota

Tensioni në kufirin Kosovë-Serbi/ Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiçin: Dialog!

21 Shtator 2021, 21:30 Nga DOSJA
Tensioni në kufirin Kosovë-Serbi/ Borell telefonon Kurtin dhe

BRUKSEL– Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet duke i ftuar  që ta përdorin dialogun si platformë për të adresuar çështje dhe zgjidhur ato, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i tha “Koha Ditore” se BE-ja pret që Kosova e Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon, ndërsa ka treguar se po punohet aktivisht në gjitha nivelet për t’iu adresuar kësaj çështje. Ai ka treguar se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka kontaktuar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për këtë çështje.

“Ne kemi thënë se liria e lëvizjes është gurthemel i Bashkimit Evropian. Si e tillë, ne presim që Kosova dhe Serbia të promovojnë lirinë e lëvizjes në rajon. Ne vazhdojmë të monitorojmë vazhdimisht në terren dhe i bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen, të përmbahen nga veprime e mëtejshme të njëanshme dhe të zvogëlojnë menjëherë tensionet. Jemi duke punuar aktivisht për t’iu adresuar situatës në të gjitha nivelet. Përfaqësuesi i Lartë Borrell ka kontaktuar si me Vuçiqin ashtu edhe kryeministrin Kurti mbrëmë, dhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak është ende në Beograd duke vazhduar punën me të dyja palët. Ne i bëjmë thirrje dyja palëve që të përdorin Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes tyre, përfshirë këtu edhe lirinë e lëvizjes dhe targat. Ne jemi të gatshëm të presim një takim në Bruksel në çdo kohë”, – ka thënë Stano në përgjigje për “Koha Ditore”.

LAJMI KRYESOR: Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, Vuçiç: Të tërhiqen trupat nga Veriu! Rama kërkon dialog, Basha: U zbulua çfarë fshihet pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine peter stano kosova vendos reciprocitetin me serbine peter stano

Sondazh

Poll