Politike

“Votimi është ilaçi njësoj si në puçin që iu bë Azem Hajdarit”, Berisha u thotë qytetarëve se ata janë zgjidhja n

21 Shtator 2021, 17:53 Nga DOSJA
“Votimi është ilaçi njësoj si në puçin

FIER – Sali Berisha ka ndarë me mbështetësit e tij në Fier një rast të vitit 1991 me Azem Hajdarin, të ngjashëm me këtë tani sipas tij . Sipas ish-kreut të PD edhe Hajdarit i kishin bërë puç duke e shkarkuar nga detyra si kryetar i komisionit nismëtar me anë të një shpifje, por kjo situatë u zgjidh me anë të votimit.

Berisha theksoi se atëherë ata ngelën të bashkuar, votuan dhe ja dolën. Pikërisht kjo është dhe zgjidhja e kësaj situate, sipas tij, dhe vota e demokratëve është antidoti i kësaj krize të krijuar nga armiqtë Edi Rama dhe Lulëzim Basha.

“Kemi pasur në shkurt të ‘91 një dramë ne. U bë një puç ç’është e vërteta. Me të ndjerin Azem Hajdari, Arben Imamin ishim në një takim në Presidencë, kur u kthyem morëm vesh se në një akt papjekurie ekstreme Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga detyra e komisionit nismëtar si kryetar. E pabesueshme! U them po si mor mund të bëhet kjo, në mungesë tjetri, pa thënë asnjë fjalë. Ishte një shpifje që kishte bërë dikush aty, e kishin marrë shpifjen e kishin transformuar dhe e kishin shkarkuar. Më thonë kjo u bë, i them jo nuk është bërë, kjo do zhbëhet se kështu nuk mund të ecim ne. E si e zgjidhëm ne? Me votim, mblodhëm aktivin kombëtar, Viktor Margilaj, Afrim Jupin, të gjithë kryetarët, sekretarët dhe shkuam në votëbesim, me 4 kandidatura nxorëm kryetarin, mbetëm të bashkuar dhe punuam. Edhe kësaj here, vota juaj është ilaçi, antidoti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë, nga Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”, ka thënë Berisha.

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e dytë të “Foltores” në qytetin e Fierit. Gjatë më shumë se një orë deklarata para demokratëve, Berisha “zbërtheu” atë që e cilësoi si gjuha e kodeve, mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimin e Kushtetutës.Ky ishte takimi i dytë që Berisha zhvilloi, nga turi që ka ndërmarrë për të vizituar të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’.Lidhur me nismën Berisha pati edhe mbështetjen edhe nga Bujar Nishani, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, ndërkohë që sot në Fier nuk mungoi as kreu i degës, Luan Baçi. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën.

(m.k/dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike berisha takim ne fier berisha tregon episodin me azem hajdarin berisha takim ne fier berisha tregon episodin me azem hajdarin

Sondazh

Poll